quranmHape në lexuesin e Kuranit

Temat · sq (Faqja 2)

61 ajete për këtë temë, teksti arab me përkthim shqip.

Al-Falaq 113:1

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ ﴿١﴾

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,

Al-Falaq 113:2

مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ﴿٢﴾

Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.

Al-Falaq 113:3

وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ﴿٣﴾

Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.

Al-Falaq 113:4

وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّـٰثَٰتِ فِي ٱلۡعُقَدِ ﴿٤﴾

Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.

Al-Falaq 113:5

وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ﴿٥﴾

Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

An-Nas 114:1

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ ﴿١﴾

Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve!

An-Nas 114:2

مَلِكِ ٱلنَّاسِ ﴿٢﴾

Sunduesin e njerëzve,

An-Nas 114:3

إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ ﴿٣﴾

Të adhuruarin e njerëzve,

An-Nas 114:4

مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ ﴿٤﴾

Prej të keqes së cytësit që fshihet.

An-Nas 114:5

ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ ﴿٥﴾

I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve,

An-Nas 114:6

مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ ﴿٦﴾

Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”.

Temat